Dhjetë të arrestuar për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës i ka arrestuar dhjetë persona gjatë një plani operativ në Prishtinë, si të dyshuar për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje, të hënën.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë automjete, transmeton Klankosova.

Pas kompletimit të rastit me vendim të prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë;

– (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– (1) armë zjarri;

– (2) karikator;

– (17) fishek;

– (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve;

– (4) telefona celular;

– (1) peshore digjitale.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.