Grabitje e rëndë në Prizren, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh

Një grabitje ka ndodhur sot në Prizren, ku persona të paidentifikuar kanë arritur të grabisin stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh në një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shuaip Spahiu”.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar rreshteri nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, Fitim Haxhifazliu.

“Jemi duke punuar ngadalë dhe jemi duke e trajtuar rastin me specifikitet. Të gjitha ekipet janë në terren duke i vezhguar të gjitha kamerat në një perimetër më të gjerë. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, ka pohuar Haxhifazliu.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.