Nesër shënohet “Nata e Mevludit” ditëlindja e Muhamedit a.s

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës organizon manifestim kulturor me rastin e Muajit të Mevludit.
Manifestimi mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, më 7 tetor 2022, pas namazit të akshamit.

Ligjëratën kryesore kushtuar lindjes së Pejgamberit a.s., do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Manifestimi do të shoqërohet edhe me lexim Kurani, Mevlud, ilahi e kaside.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.