Policia konfiskon mjaltë mbi 20 mijë euro dhe mallra tjera

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.12.2021, rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 nëfshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt.

Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro).

Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.