1 milionë e 300 mijë euro do t’i kushtojë Telekomit të Kosovës programet e DigitAlb


1 milionë e 300 mijë euro do t’i kushtojë Telekomit të Kosovës kontrata e nënshkruar me DigitAlb për dy vite. Kjo kontratë është nënshkruar sot mes dy kompanive. Çka thuhet tjetër në kontratë?

Telekomi i Kosovës ka njoftuar të martën se ka nënshkruar kontratë me platformën shqiptare DigitAlb për e transmetimit të kanaleve të saj për gjatë dy viteve të ardhshme.

Edhe pse Telekomi i Kosovës nuk ka njoftuar për çmimin e kontratës, por ajo është nënshkruar për 1.3 milionë euro.

Sipas njoftimit të Telekomit, përmes kësaj pako, klientëve e Telekomit do t’ju ofrohet qasje në kanalet televizive dhe në në ligat kryesore të futbollit evropian.

“Kësisoj, abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring.”

“Nga kanalet sportive, pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre në Facebook.

Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi”, kontrata është shpallur përsm prodedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Në këtë kontratë thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 2-vjeçare dhe se pagesa do të bëhet në bazë të dakordimit me çmimin abonent.

“Vlera totale e vleresuar e kontrates eshte 1,300,000.00 Euro per nje periudhe te dy vjecare, ndersa pagesa do behet ne baze te dakordimit me cmimin per njesi per abonent.” – thuhet aty.
/Nacionale

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.