265 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe 265 afganë që ishin duke qëndruar në Kosovë, janë larguar drejt Kanadasë.

Nga kjo ministri kanë thënë se ka qenë kënaqësi t’i presin këta refugjatë në Kosovë.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tone”, thuhet në njoftimin e kësaj MPB-së në Facebook.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.