41 të helmuarit nga Malisheva vazhdojnë të trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar 41 qytetarët që po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi në lokalin ‘Apetit’, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi, Komuna njofton se sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Beram Karanezi, gjendja e pacientëve është stabile.

“Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva, është stabile. Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pronarit të lokalit.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Kujtojmë se personat e helmuar janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për Sinjalin se lokali është mbyllur përkohësish

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.