74 policë të rinj e nisin sot punën në veri, 45 janë nga komuniteti serb

Sot në Veri kanë nisur punën 74 policë të rinj, të cilët diplomuan ditë më parë. Prej tyre, 45 janë të komunitetit serb.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Ai tha se policët e rinj janë shpërndarë në të katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.