Abrashi i VV-së i tha që ta vizitojë Prizrenin, Von Cramon: Prizrenin e dua, mos më sulmoni, shkoni në veri kuptojeni problemin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon është përgjigur në sulmet e disa deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët e sulmuan atë pas pyetjeve që ia bëri policëve në veri të vendit.

Von Cramon u pyet nga gazetarja e Nacionales, për postimin e deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, që tha se: “Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira”.

Ajo ka thënë se duhet të shkojnë në veri për të kuptuar problemin dhe jo ta sulmojnë atë.

/ “Çka dreqin ju solli këtu”, momenti kur Cramon pyet policët në veri se ku e shohin kërcënimin
“Nuk duhet sulmuar unë por duhet shkuar në Mitrovicë, në Zveçan, në Leposaviq, duke folur me njerëz dhe të gjejnë, ta kuptojnë ku është problemi, jo të më sulmojnë mua. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë për këtë,”

“Nëse kjo është pyetje serioze, unë mund t’ju them se kam qenë shumë shpesh në Prizren dhe kam ngrënë shumë qebapë – por jo vetëm në Prizren; por Prizreni është një prej qyteteve të mia të preferuara. Kam qenë në Dokufest; jam takuar shumë herë me ish-kryetarin dhe me institucionet tjera, me arsitë… Pra, po, kam qenë në Prizren tashmë 4 apo 5 herë dhe do të shkojë atje sërish gjatë verës apo gjatë vizitave të mia të ardhshme. Mos u frikësoni; e dua Prizrenin po aq sa e dojnë shumë njerëz aty.” – ka thënë ajo gjatë një konference për medie.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.