Acar në Kosovë, temperaturat deri në -10 gradë ditëve të ardhshme

Janari ka sjellë temperaturat e ulëta dhe ditët e acarta në Kosovë dhe rajon.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 dhe -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.