Agim Ademi viziton në orët e mbrëmjes homologun e tij nga Izraeli, thotë se Kosova di të çmojë shtetet mike

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të premten në mbrëmje ka vizituar homolegun e tij nga Izraeli Shino Moshe Zuares.

Ai ka shkuar në hotelin ku është akomoduar kombëtarja e Izraelit, ku i ka shprehur Zuaresit mirëseardhje në Prishtinë, duke theksuar se Kosova është një vend mikpritës që di të çmojë shtetet mike, shkruan IndeksOnline.

“Sonte qëndrova në hotelin ku është akomoduar Kombëtarja e Izraelit dhe takova homologun, Shino Moshe Zuares.

I shpreha mirëseardhje në vendin tonë dhe ritheksova se Kosova është një vend mikpritës që di të çmojë shtetet mike.

Urova që të dielën të jemi dëshmitarë të një loje sa më të mirë dhe korrekte midis Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024″.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli do të takohen të dielën në “Fadil Vokrri”. Përballja është e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Izrael është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian dhe zhvillohet të dielën më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.