Agresioni rus në Ukrainë prek edhe Trustin, humbin 90 milionë euro

Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Kështu një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA.

Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar për KosovaPress se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej 90 milionë euro.

Ndërsa, ekspert bankar kërkojnë nga Trusti që të marrin masa sa i përket investimeve të mjeteve të fondit në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi thotë se agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, rrjedhimisht ka prekur edhe pjesën e investimeve të Trustit me një tkurrje përreth 4 për qind.

Megjithatë, demi thotë se nuk ka vend për t’u alarmuar.

“Kemi një reduktim të vlerës së përgjithshme të Fondit me rreth 90 milionë euro deri më tani ose rreth 4 për qind. Por, duke qenë se jemi pas një viti me rritje shumë të lartë, në vitin 2021 u ngritëm me gati 11 për qind ose rreth 220 milionë euro kthim nga investimet, ende kemi hapësirë për t’u mos u alarmuar përkundër që masat e mara nga bordi drejtues dhe monumenti kanë qenë në nivel të detyrës së shqetësimit dhe ndjeshmërisë së situatës së re. Gjithçka në jetën tonë po preket shumë më fuqishëm se sa mjetet pensionale, kështu që shumë çka po na kushton shumë më shtrenjtë. Fjalori i përdorur së fundmi nga liderët e shteteve bërthamore përfshirë sidomos Rusinë që ka përmendur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore është një alarm shumë i fortë dhe që prek sigurinë dhe cenon sigurinë investuese globale. Andaj, lëvizjet, rëniet e vlerës për momentin janë të pritshme dhe të arsyeshme për situatën që kemi”, u shpreh Demi.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.