Agusholli: Në asnjë moment nuk jam tërhequr prej qëndrimeve të mia kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Haki Abazit, në lidhje me pretendimin e tij se deputetët e VV-së janë kërcënuar dhe fyer nga brenda partisë për mosvotimin e Ligjit të Kodit Civil.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Agusholli tha se në asnjë moment nuk është tërhequr prej qëndrimeve të tij për martesat e gjinisë së njëjtë, dhe se qëndrimet janë publike.
“Unë në asnjë moment nuk jam tërhequr prej qëndrimeve të mia për martesat e gjinisë së njëjtë. Qëndrimet janë publike”, tha ai.Tutje ai tha se nuk i ka dëgjuar deklaratat e deputetit Abazi dhe se nuk ka asnjë koment në lidhje me ato deklarata të tij, por që tha se Abazi nuk ka autorizim të flasë në emrin e tij.
“Ndërsa, për deklaratat e kolegut Haki Abazi, nuk kam koment, sepse nuk i kam dëgjuar. Përndryshe nëse deklaratat e tij kanë qenë për mua, konsideroj se nuk ka autorizim të flasë në emrin tim“, përfundoi Agusholli.