Aksident i rëndë në Kroaci/ Tre të vdekur dhe 12 të plagosur
![Aksident i rëndë në Kroaci/ Tre të vdekur dhe 12 të plagosur](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2024/01/FB_IMG_1704536659762.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.
Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkakun e ngjarjes.