Aksident mes autobusit dhe multikultivatorit në Istog, lëndohet një person

Mesditën e kësaj të mërkure një autobus dhe një multikultivator janë përfshirë në aksident në fshatin Cërrcë të Istogut.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i multikultivatorit ka mbetur i lënduar, njofton Klankosova.tv.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.