Aksidentohet një skijator dhe motor-saje në Brezovicë – autoambulanca s’arrin në vendngjarje

Sonte në qendrën skitare në Brezovicë ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.
Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtim Malor i Kosovës, skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.
Po ashtu, theksohet se në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.
Kursë bëhet e ditur se i lënduari është në gjendje stabile dhe po vazhdon mjekimin.
Njoftimi:
Me datën 22.01.2022 në qendrën skitare Brezovice rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.
Skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.
Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës.
Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.