Aksion i Doganës ndaj “mobi-shopëve” në Prishtinë, konfiskohen 80 telefona

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në kryeqytet ku cak i këtij aksioni ishin disa “mobi-shopëve”.Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar shtatë lokacione.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Stavileci gjithashtu theksoi se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 80 telefona pa mbulesë dokumentare.
“Dogana e Kosovës ka realizuar sot një aksion për verifikimin e telefonave që po tregtohen në “mobi-shop”. Janë kontrolluar dhe verifikuar shtatë lokacione ku janë konfiskuar 80 telefona pa mbulesë dokumentare”, tha Stavileci.Ai shtoi se përveç konfiskimit të telefonave, nuk ka pasur persona të ndaluar.
Kujtojmë se ditë më parë Dogana e Kosovës ka realizuar edhe një aksion ky cak kanë qenë barnatoret në kryeqytet, ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.