Aksion i madh i policisë: Arrestohen disa persona për keqpërdorim të subvencionëve

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, ku janë arrestuar disa zyrtarë.Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
Merret vesh se ky aksion ka të bëjë me keqpërdorimin e subvencioneve.Policia e Kosovës edhe muaj më parë ka arrestuar dhjetëra persona për keqpërdorim me subvencione në bujqësi.

Aksioni është i ndërlidhur me arrestimet që janë kryer para disa muajve në të njëjtën drejtori. Indeksonline ka mësuar emrat e të arrestuarve.
Jeton Sylaj, Valbona Hakaj e Ardian Ramqaj janë të arrestuarit në aksionin e sotëm.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.