Aksion i Policisë në Prizren, në shtëpinë e një qytetari kapen narkotikë, armë dhe para

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dje ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
Dy peshore digjitale
Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.
Dyzet (40) stega plastike,
Dy (2) rolle me foli plastike,
Njё(1) rolle foli alumini,
Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.
Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencën e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.