Aksioni i Inspektorëve të Tregut për inspektimin e mishtoreve në Prizren

Gjatë javës së kaluar, Inspektorët e Tregut inspektuan mishtoret e qytetit, dy prej tyre në fshat.
Qëllimi i inspektimit: Dokumentacioni i biznesit, evidenca e shitjes, kuponat e konsumatorëve, saktësia në matjen e mishit dhe produkteve tjera nga mishi, siguria e përgjithshme e produkteve për konsum.
Janë inspektuar gjithësej 20 mishtore, biznese të cilat tregtojnë mishin dhe produktet e tij, thuhet në njoftim.