Aktakuzë ndaj 5 personave të rastit të njohur në Shadërvan cilët bënë rezistencë ndaj policisë rreth masave të Covid -19

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.“Sipas aktakuzës, me datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhërit operativ Anex-54, për gadishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restauranti në rrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të indentitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.Ai këtë e bëri në bashkëpunim me katër persona të tjerë.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor. Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.”Ndryshe, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.