Albin Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos, 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.

Ai njëherit ka bërë thirrje që qytetarët të kryejnë obligimin e tyre për të votuar.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti para mediave.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.