Ambasada e Kosovës në Ankara del me njoftim pas tërmetit në Turqi

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pasi një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë goditi provincat jugore të Turqisë, duke lënë të vdekur të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke dhe të paktën 230 njerëz në Siri.

Ambasada e Kosovës ka publikuar numrat emergjentë në të cilën qytetarët mund të kontaktojnë teksa ka shprehur ngushëllime për popullin e Turqisë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.