Ambasadori Çağrı Sakar mori pjesë në ceremoninë e “Projektit të rinovimit të klasës kompjuterike” të realizuar nga KFOR-i Turk në shkollën e mesme “Hamdi Berisha” në Malishevë

Në ceremonin e perurimit të “Klasës së Informatikës dhe Projektit te Renovimit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Komunën e Malishevës morrën pjesë edhe ushtarakët nga Kryesia e Keshillit Turk në Kosovë (KFOR) thuhet në komunikatën e Ambasadës së Turqisë raporton Rtv Besa.Turqia dhuron Kompjuter dhe paisje përcjellëse Shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtoreshën e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, e kanë pritur në takim, ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar dhe më pas, së bashku edhe me komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Fatih Cansiz, e kanë përuruar kabinetin e informatikës në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Fillimisht, ambasadori është pritur nga kryetari Kastrati, të cilin e ka falënderuar për vizitën, si dhe për investimin e bërë në gjimnazin e Malishevës. Më pas kryetari Kastrati dhe ambasadori Çagri Sakar, kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe shtetit turk, jo vetëm në fushën e diplomacisë dhe arsimit, por edhe në sektorin e ekonomisë.

Më pas, në gjimnazin “Hamdi Berisha” është organizuar një ceremoni e rastit, ku ishte i pranishëm, edhe komandanti i kontingjentit të KFOR-it turk në Kosovë, Fatih Canzis, të cilët janë pritur nga drejtori i gjimnazit, Izet Hoti, i cili i ka falënderuar për këtë investim mjaftë domethënës për shkollën që ai drejton.

Në këtë ceremoni, kryetari Kastrati e ka falënderuar shtetin turk dhe kontingjentin turk, për këtë investim në fushën e arsimit dhe informatikës. Edhe ambasadori turk në Kosovës, Çagri Sakar, gjithashtu, ka shprehur kënaqësinë e tij, për këtë investim të kontingjentit turk të KFOR-it, dhe të njëjtën e ka bërë edhe komandanti i kontingjentit turk, koloneli Canzis.

Ky projekt i kabinetit të informatikës për gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, është financuar nga shteti turk, me iniciativë të Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, përkatësisht kontingjentit të KFOR-it turk, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.