Anti-droga me aksion në Pejë dhe Prishtinë, sekuestron drogë e dhjetëra mijëra euro

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe njësitet anti-drogë kanë realizuar sot dy aksione të bastisjes, një në Pejë dhe tjetrin në Prishtinë.
Policia, rreth orës 10:50, ka realizuar një kontroll në një shtëpi banimi në Pejë, në të cilën dyshohej se jetonte i dyshuari B.L.
Gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit të lartcekur, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram.
“Vlen të potencohet se qeset e vogla ishin të gatshme per shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.
Janë sekuestruar dhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë euro (10,670 Euro), dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max dhe tjetri Iphone 8″ thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, janë bastisur edhe dy shtëpi tjera banimi që i dyshuari ka shfrytëzuar kohë pas kohe për veprimtarinë e shitjes dhe fshehjes së substancave narkotikeve.
Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorisë për krime të rënda në Pejë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme.