AP: Nesër do të arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe grevistëve

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka thënë që grevistët e arsimit dhe qeveria janë përafruar drejt një marrëveshjeje.

Çelaj u shpreh optimist se ndonëse ka pritur që marrëveshja të ndodhë të hënën, ajo do të ndodhë të martën.

“Në fakt, unë kam hapur një hetim sipas detyrës zyrtare dhe dua t’i shoh të gjitha aspektet që lidhen me krejt atë që ka ndodhur, me të gjitha temat që janë vendosur në diskutim të debatit publik, por edhe debatit mes palëve, por kjo nuk i konvenon zgjidhjes së momentumit aktual”.

“Ajo që unë dëshiroj shumë dhe në çfarë po punoj shumë bashkë me stafin është që ta arrijmë një marrëveshje dhe që procesi i mësimit të fillojë. Kam shpresuar shumë që do të ndodhë sot. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur, por besoj që ka për të ndodhur nesër”. /GB/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.