Arrestohet femra që vodhi 30 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Dhjetë ditë më parë, një rast i rëndë i vjedhjes ishte raportuar në Policinë e Prizrenit.
Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , kishte raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren.
Pas një punë të mirë hetimore hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë arritur që të identifikojnë të dyshimten dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht.
Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe mbrëmë kanë arritur që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ).
Pas intervistimit të dyshimtes, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt./Indeksonline/