Arrestohet një person në Pejë, në shtëpi iu gjet armatim



Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve.

Ai është arrestuar në Pejë, pas raportimeve se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe e armatimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 14.12. 2023 rreth orës 20:13, në Nen Stacionit Policor në Vitomericë ёshtё raportuar se në fshatin Ozdrim – Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pas një pune intensive nga ana e Policisë së Nen Stacionit në Vitomericë, me datë 19. 12. 2023 rreth orës 11:47 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Nje pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm +nje karikator i se njejtes arme
Nje pushke gjuetie gjysem-automatike,model R570 M,kal.12mm.
Nje pushke ajrore ,,Perfecta ,Mod.45 kal.4.5mm
Nje pistolete Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i se njejtes
Nje pistolete M-57 kaliber.7.62x25mm +nje karikator i se njejtes arme
Nje pistolete me gaz Blow C06 kaliber 9mm PAK +nje karikator i se njejtes
16 fisheke kaliber 7.62×25 mm
13 fisheke kaliber 6.35mmm
93 fisheke kaliber 7.62x39mm
1 kuti me diablla kaliber 4.5mm
47 fishek me gas kaliber 9 mm PAk
14 fishek per pushke gjuetie kaliber 12mm
3 gezhoja kaliber 7.62x39mm
1 gezhoje per pushke gjuetie kaliber 12mm
1 shenjester optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD
1 thike ngjyre e zeze me numer MF12 me futroll
Nje leje e armes se gjuetise ne emer te ….!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.