Arrestohet një person në Prizren për dëmtim të varrezave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dëmtim të varrezave në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 10 mars në orën 11:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar një varrezë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po vazhdohet të hetohet.