Arrestohet pejani, e pengoi tjetrin për ta parkuar veturën duke e gjuajtur me vazo nga banesa

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se për ta penguar një person tjetër për ta parkuar veturën, e ka gjuajtur me vazo të luleve nga banesa.

Sipas policisë, nuk raportohet për pasoja, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.