Asambleisti Ilir Gashi kandidati më i votuar i Vetëvendosjes në Prizren

Nga rezultatet preliminare për asamlenë komunale të Prizrenit kuvendari Ilir Gashi rezulton të jetë asambleisti më i votuar me mbi 1237 vota nga kandidatët e Vetëvendosjes në Prizren.
Kuvendari Ilir Gashi edhe në mandatin e kaluar ka qenë njëri ndër kandidatët më të votuar për asambleistë nga Vetëvendosja.
Në këto vota nuk janë të llogaritura votat me kusht dhe ato nga diaspora.