Asambleisti nga Prizreni Kastriot Krasniqi jep dorëheqje të parevokueshme nga PDK

Te nderuar,
Për Kryetarin e PDK-së Memii Krasniqi
Për Kryetarin e Deges ne Prizren z.Shaqir Totaj
Për Nënkryetarin e Deges ne Prizren z.Kujtim Gashi

Te nderuar,

Për Kryetarin e Degës në Prizren z.Shaqir Totaj, une Kastriot Krasniqi –
Partin Demokratike të Kosovëse shihja si një mundesi per arritjen e
shumë aspiratave dhe qëllimeve të përbashkët, si unëë gjithashtu edhe
qytetarit të Prizrenit.

Por sot më 11.01.2022 pas shumë analizave të bëra nga ana imee
personale, ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokushme si Anëtar i
Kryesisë, Anëtar i Kuvendit Komunal dhe si Anëtar i Keshillit Drejtues dega ne Prizren dhe si Anëtar I PDK-së.

Arsyet jane të shumêta që kam marrë këtë vendim, por thjeshtë nuk
mundem qe te pajtohem me qendrimin e subjektit politik ndaj
ngjarjeve të fundit që ndodhen në qytetin e Prizrenit.

Anëtarsin e PDK-se, Dega në Prizren e falenderoj shumë për
përkrahjen dhe besimin e dhënë deri më tani.
Si shtesë ju bashkangjes edhe librezën e anëtarsisë në PDK.

Me respekt;

Kastriot Krasniqi

11.01.2022

PRIZREN

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.