Bajraktari përzgjidhet për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore, Abbott: Kjo është mrekulli

Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur akademinë ushtarake mbretërore në Sandhurst.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, i cili ka thënë se është e mrekullueshme të shohesh se si pjetarët e përkushtuar të FSK-së, po marrin pjesë në në një nga institucionet kryesore ushtarake në botë.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së, duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar Abott në Facebook.