Ballkani detyrohet të luajë në Tiranë ndaj Viktoria Plzenit, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet



Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Ballkani ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.

Gjendja e fushës së stadiumit në kryeqytet është e rënduar. Edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Kosovës u vërejtën këto probleme, veçanërisht me lloçin e krijuar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit do të zhvillohet më 30 nëntor.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.