Biden i pari, Erdogan i dyti dhe Albin Kurti i treti, këta janë top pesë liderët botërorë më të favorizuar nga kosovarët sipas sondazhit të Institutit Amerikan

Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kënd e kanë më të favorizuar.

65% e qytetarëve të Kosovës janë përgjigjur që më shumë e favorizojnë presidentin amerikan Joe Biden, pas tij i dyti renditet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me 40% i cili ndanë të njëjtën përqindje me kryeministrin Albin Kurti.

Si lideri i katërt botëror që kosovarët e favorizojnë është kryeministri britanik Boris Johnson me 38% dhe i pesti renditet presidenti i Francës, Emmanuel Macron me 20%.

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike.

Në Kosovë janë intervistuar 1520 respodentë dhe margjina e gabimit mund të jetë deri në 2.9 për qind.

“Institutit Republikan Ndërkombëtar” (IRI), është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar akterët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me çështje substanciale. /Telegrafi/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.