Biden uron shqiptarët: SHBA-të janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden Jr.

Në letër, Joe Biden shkuan ndër të tjera se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Biden thekson se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërin, ndërsa thotë “luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje”.

Gjithashtu shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka përcjellë urimet të gjithë popullit shqiptar për këtë ditë, ndërsa thekson se SHBA është krenare që e quan Shqipërinë, vend mik dhe aleat.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.