“Bisha e fushës së blertë”, Ganimete Musliu takon Muriqin në prag të ndeshjes së sotme



Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është takuar me futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Musliu ka publikuar disa fotografi me sulmuesin kosovar, të cilin e quajti “bisha e fushës së blertë”.

“Ky djalë ja ka arritur ti fitoj zemrat e shqiptarëve. Bisha e fushës se blertë #vedatmuriqi. FALEMINDERIT, për emocionet qe na i dhuron dhe bënë qe zemrat e shqiptarëve të rrahin fuqishem! Suksese Kombëtares tonë sonte! Paqit FAT!”, shkroi Musliu në llogarinë e saj në Facebook.

Kosova përballet sonte me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.