BMW rrotullohet në Brezovicë, rruga e pa pastruar nga bora!

Një veturë e tipit “BMW” është rrotulluar në pasditën e së martës në Brezovicë.

Deri te aksidenti duket se ka ardhur për shkak të mos pastrimit të rrugës nga bora.

Në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline shihet se në pjesën ku është aksidentuar vozitësi i BMW rruga kryesore ishte e mbuluar me borë.

Siç duket organet përgjegjëse nuk e kanë kryer punën e tyre.

Kujtojmë që nga orët e vona të natës së kaluar reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe një pjesë e madhe e Kosovës, sidomos malore, është veshur me ngjyrën e bardhë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.