Çmimi i naftës ka pësuar rënie nëpër tregjet ndërkombëtare

Nafta dhe derivatet e saj kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fundit të marsit.

Kjo ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të indikatorëve ekonomikë nga Kina, pritjeve për rritje të shkallës së normave të interes nga Sistemi i Rezervës Federale dhe Banka Qendrore Evropiane si dhe furnizimit të madh.

Çmimi për një barrel në tregun londinez pësoi rënie prej 2.41 dollarësh, apo me çmim 76.90 dollarë. Në tregun amerikan një barrel tregtohet me 73.17 dollarë, apo me një rënie prej 2.49 dollarësh.

Tregu ka injoruar lajmet që prodhimi i naftës i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka pësuar rënie gjatë prillit dhe I ka kushtuar më tepër vëmendje vendeve që janë nën sanksione, si Rusia dhe Irani dhe ka vijuar të gjejë tregje për naftën e papërpunuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.