Dëgjohet ish-sekretari i UPZ-së në gjykimin ndaj Ramë Vatës

Në gjykimin, e ish-rektorit Ramë Vataj, i cili në Gjykatën Themelore të Prizrenit po gjykohet për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, ka vazhduar edhe sot me dëgjimin e dëshmitarit Adem Sallauka

Drejtësia Sot, raporton se ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Ramë Vataj, po akuzohet se duke vepruar në cilësi të rektorit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Në deklarimin e tij, dëshmitari Sallauka deklaroi se prej vitit 2010 deri në 2017 punoja si sekretar i Universitetit Publik të Prizrenit.

Tutje, dëshmitari tha se përgjatë ushtrimit të detyrës si zyrtar kryesor administrativ-sekretar kemi pranuar vendime nga inspektorati i Arsimit që kishin të bëjnë me universitetin.

Ndërsa, në pyetjen e parashtruar nga prokurori shtetit Shahadin Destani se a keni pas rast të pranoni ndonjë vendim nga SIA, dëshmitari i’u përgjigje se unë si sekretarë nuk kam pranuar ndonjë dokument të SIA-s, pasi që dokumentet shkojnë tek zyra e protokollit dhe adresohen varësisht prej natyrës së dokumentit.

Po ashtu, dëshmitari sqaroi se dokumentet për çështje akademike shkojnë drejtpërdrejtë tek rektori i universiteti, ndërsa dokumentet për çështje administrative i adresohen sekretarit të universitetit.

Gjithashtu dëshmitari tha se, për zbatimin e vendimeve të SIA-s është i obliguar rektori i universitetit pasi që është edhe menaxheri kryesor.

Ndër të tjera, dëshmitari Sallauka sqaroi se në kohën kur është hapur konkursi për mësimdhënës nuk kam qenë i informuar pasi në atë kohë kamë qenë i suspenduar nga rektori Vata.

Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarit i dëmtuari Miftari, kërkoj nga gjykata që seanca e sotme të shtyhet me arsyetimin se është i angazhuar për një çështje në zyrën e presidentes së Kosovës.

Kundër këtij propozimi ishte avokati Labinot Vataj dhe i akuzuari Vataj, me arsyetimin se i njëjti nuk ka paraqitur ndonjë provë lidhur me kërkesën e parashtruar.

Më pas, gjyqtari i çështjes Fatmir Krasniqi e aprovoj propozimin e të dëmtuarit Miftari dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 26 nëntor 2021 me fillim nga ora 09:30.

Drejtësia Sot

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.