Dëmtohet “flamuri” me fotot e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Skenderaj

Një “flamur” me fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, i cili ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Skenderajt është dëmtuar.

Për këtë ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe tepër i ulët. “Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.