Deputeti i PDK-së do te votoj kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, fton gjithë deputetët e Kuvendit të që të votojnë kundër

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka njoftuar se do të votojë kundër Projekt Kodit Civil i cili u jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë.
Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook tha se ai është kundër për arsye se është pro familjes.

Ai thotë se kjo, bie ndesh me ideologjike politike që ai ndjek dhe me bindjet e tij personale.
“Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas.
Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale”, shkroi Lushtaku.
Ai po ashtu i ka ftuar ë gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.