Deputeti i VV: Po të mos kishte pas frikë Rama, edhe viza i kishte vendos Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Shqipërisë për ndryshim të formatit të mbledhjes së dy qeverive, gjë që hasi në kundërshtimin e Kurtit e që çoi në anulimin e plotë të takimit në Gjakovë.

Gola ka thënë se s’është asgjë për t’u çuditur një vendim i tillë i Ramës. Sipas deputetit të VV-së, nëse Rama s’do të kishte frikë nga aktivizimi i “dellit kombëtar” do t’i vendoste edhe viza kosovarëve.

“S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike qe mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit”, ka shkruar Gola.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.