Deputeti i VV-së Eman Rrahmani: Kuvendi të ftojë për raportim ZRrE-në e KEDS-in



Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka komentuar temën e shumë debatuar të faturave të energjisë elektrike, për të cilat ka pasur shumë ankesa nga qytetarët e politikanët.

Sipas Rrahmanit, secilin vit Kosova do të përballet me rritje të çmimit të energjisë nëse nuk është në fokus ndërtim i kapaciteteve të reja të energjisë elektrike.

Në shkrimin e tij, Rrahmani ka shkruar se Komisioni për Ekonomi duhet t’i ftojë në raportim rreth faturimeve ZRrE-në dhe KEDS-in.

“Secilin vit do të kemi rritje të çmimit të energjisë përderisa nuk e kemi në fokus ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me thëngjill.

Këtë vit kemi edhe subvencionim të çmimit të energjisë edhe ngritje të faturave në vartësi se sa KW hargjohen. Qytetarët të cilët kanë vërejtje për faturim jo të rregullt, duhet që vërejtjet e tyre t’i drejtojnë drejt ZRRE-së. Si Kuvend është mirë që Komisioni për Ekonomi të ftoj në raportim rreth këtyre faturimeve ZRRE-në dhe KEDS-in.

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam qenë i vetmi që kam abstenuar në strategjinë për energji, pikërisht mungesa e parashikimit të ndërtimit të një termocentrali të ri ka qenë arsyeja përse nuk kam votuar pro kësaj strategjie.

Kosova ka rezerva të mjaftueshme të thëngjillit. Popullit dhe bizneseve mund t’i ofrohet çmim i përballueshëm i energjisë por edhe kapacitet të mjaftueshëm për eksport.” – shkroi Rrahmani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.