Deputeti i VV,së Agusholli kërkon të shpallet “non grata” deputeti fashist francez Nicolas Bay

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në Tëitter ka goditur Kosovën derisa ka shëtitur nëpër qytetet e saj. Bay ka qëndruar në Ballkan për tre ditë, konkretisht në Serbi dhe në Kosovë, ku edhe ka vizituar disa monumente kulturore e historike në vend, prej të cilave ka nisur propagandën e fuqishme kundër Kosovës.
Deputeti i partisë më të madhe në vend, Gramos Agusholli ka kërkuar që Bay të shpallet ‘non grata’.
“Kur e lexova këtë deklaratë mendova se e kanë bërë Popat e kishes serbe, të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për të bërë masakra mbi shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët në Srebrenicë”, ka shkruar ndër të tjera Agusholli.
Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani pak kohë më parë patën shpallë disa rus non-grata.