“Ditë e rëndësishme”, Kurti flet pas rihapjes së terminalit doganor të Trepçës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës.Kurti tha se sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë e një e arritur e cila na ndihmon të gjithëve.

“Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë. Por në veçanti ndihmon të bëri biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë edhe për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendi tone.

Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vjetëve”, tha Kurti.

Ai tutje shtoi se askohe në terminalin doganor kanë punuar 20 punëtor e pastaj kanë mbetur pa punë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.