Drecun: FSK nuk kishte mbështetje ajrore, Turqia ua dha Bayraktarët me pëlqim të ShBA-së

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, duke folur për blerjen e kohëve të fundit të dronëve Bayraktar TB2, ka thënë se “Turqia do të ketë rol të konsiderueshëm në Kosovë”.

Zyrtari serb thotë se Turqia nuk mund të ketë marrë një rol të tillë në Kosovë në mënyrë të pavarur pa pëlqimin e vendeve të perëndimore, “do të thotë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“E shohim tash se Turqia ka 800 ushtarë dhe do të kenë komandantin e tyre të NATO-s (KFOR-it). Instruktorët turkë po trajtojnë anëtarë të FSK-së për të operuar me Bajraktarët. Tashmë kanë edhe sisteme anti-tank, howitzers dhe murtaja që ua kanë dhënë. Ata kanë edhe ekipe të trajnuara për të operuar me helikopterë”, ka thënë Drecun.

“Tridhjetë prej tyre u trajnuar dhe nuk është një tregim i padëmshëm. Çfarë u mungonte ishte mbështetja nga ajri dhe tashmë këtë e kanë me Bajraktarët. Turqia nuk mund të ketë një rol të tillë në armatimin e FSK-së pa pëlqimin e ShBA’së, e cila ka ndikimin më të madh në krijimin e këtij shteti. E tërë sjellja e Turqisë tregon se do të ketë rol të konsiderueshëm në Kosovë”, ka thënë mes tjerash ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.