Drejtoria e Inspektorateve ka organizuar aksionin për lirimin e hapësirave publike te “Transiti i Ri”

Drejtoria e Inspektorateve, Sektori Komunal, ka organizuar aksionin për lirimin e hapësirave publike – largimin e pengesave të ndryshme, reklamave etj. – të vendosura pa leje të organeve kompetente komunale në rrugë, trotuare, rrethe dhe hapësira të tjera publike.

Aksioni është zhvilluar në rrugët “Transiti i Ri”, gjatë magjistrales Prizren-Gjakovë dhe nga rrethi i Arbanës deri te ai i “Bellonës”, ndërsa, do të vazhdoj edhe ditët në vijim në gjithë qytetin, ku do të merren masat e parapara ligjore.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.