Driton Selmanj i hyn garës për kryetar të degës së LDK-së në Prizren

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se do t’i hyj garës për kryetarë të degës së LDK-së në Prizren.

Në një intervistë në Context, në ATV, Selmanaj ka zbuluar se tashmë është i interesuar për të marrë udhëheqjen e degës së LDK-së në komunën e dytë më të madhe në Kosovë.

“Tani kemi shpallur zgjedhjet në disa degë, ku rezultatet ka qenë jashtëzakonisht i keq në zgjedhjet e fundit. Janë disa degë të cilat janë në proces të zgjedhjeve”, ka thënë Selmanaj.

“Unë kam interes personal që të kem angazhim në komunën e Prizrenit, në momentin që vjen koha do ta shpalli kandidaturën time në kuvend sepse kështu e thotë statuti”, tha ndër të tjerash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se LDK ka dalë e treta në zgjedhjet komunale në Prizren derisa nuk udhëheq me këtë komunë që nga viti 2007.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.