Duke nisur që nga java e ardhshme, një bukë në Kosovë do të kushtojë 50 cent.

“Nuk është çështje vullneti, jemi të obliguar” ka thënë për Albanian Post, Elmaz Çoçaj, pronar i rrjetit të furrave “Orex” në Kosovë.“Të gjitha produktet të cilat na duhen në proces e sipër për të prodhuar bukën kanë pësuar rritje, dhe kur po them rritje, nuk po nënkuptoj rritje centësh, por rritje shumë të madhe”.“Unë aktualisht e shes bukën 0.40 cent, deri sa të më mbarojnë rezervat, më pas jam i obliguar ta rris çmimin për 10 cent më shumë”, ka treguar më tej Çoçaj për Albanian Post.“Dhe këtë nuk do ta bëj vetëm unë, por kjo rritje do të bëhet në të gjithë Kosovën, të gjithë furrtarët jemi në krizë, të gjithë jemi në hall, askush nuk e bën pse ka dëshirë, por më beso që jemi të detyruar”.

“Miellit i është rritur çmimi nga 0.32 cent për kilogram, në 0.49 cent, tharmi nga 1.20 në 1.50, vaji deri para gjashtë muajsh ka qenë 1 euro e pak, tash është 1 euro e 60 cent, mesatarisht”, ka shpjeguar më tej Çoçaj.“Dhe shtoja kësaj ngritjen e çmimit të naftës dhe druve. Një metër dru ka kushtuar 30 euro, tash kushton 40 euro”.Një ndër arsyet tjera se pse furrtarët janë të obliguar të rrisin çmimin e bukës është edhe rritja e rrogave të punëtorëve.“plus që rrogat e punëtorëve vitin e fundit kanë pësuar rritje për rreth 30%”.“Nëse një shitëse më pas është paguar 200 euro, tani paguhet mbi 300 euro. Një gatues i bukës nuk të vjen në punë pa 800 euro rrogë”.“Një byrek marues i mirë nuk të vjen në punë pa 1 mijë euro rrogë”.Në, tani e shesim bukën 0.40 cent, deri sa të harxhohen rezervat, por nuk ma merr mendja që mundemi me shty më shumë se 1 javë”.“Më herët kemi pas raste kur e kemi rritë gradualisht nga 3- 4 cent, sepse ashtu janë rrit çmimet, por tash janë rrit çmimet shpejt dhe ne nuk kemi mbulesë”, thotë Çoçaj.Rritja e çmimit të bukës në 0.50 cent, nga kjo e hënë ka filluar të aplikohet në qytetin e Pejës, por sipas furrtarëve ky çmim do të jetë i njëjtë për të gjitha furrat anë e mbanë Kosovës.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.